Lajmet e fundit

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke u mbajtur seanca gjyqësore ndaj Fatmir Limajt dhe 4 të akuzuarve të tjerë në rastin e MTPT-së.
Me këtë rast, ish-ministri i Transportit dhe të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar që të lejohen mediat në seancën e sotme .
Gjatë kësaj të fundit që është bashkim i dy rasteve MTPT1 dhe MTPT2 pritet të bëhet organizimi, shkëmbimi i materialeve me ç`rast palët do të kenë mundësi të paraqesin çështje administrative.
Rastin në fjalë e ka marrë nën kryesim nën kryesim Marie Tuma, pas ndërrimit të trupit gjykues
Limaj dhe 4 bashkëpunëtorët e tij Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Shpëtim Telaku akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti e keqpërdorim të autorizimeve, njofton Klan Kosova.