Lajmet e fundit

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se në Hagë bashkë me Ramush Haradinajn është gjykuar nga OKB-ja.
“Unë dhe Ramush Haradinaj në Hagë jemi gjykuar nga OKB-ja. Kanë pasur punë me individ dhe jo me shtetin e Kosovës”, ka thënë Limaj për RTV Besa në Prizren.
Ai ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale dhe se sipas tij, themelimi i saj prek drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës.
“Ne e kemi dëshmuar pafajësinë, jo me llafe”, ka thënë Limaj.
Ai ka deklaruar se opozita nuk është kundër hetimeve të individëve, por kundër tkurrjes së sovranitetit të vendit.