Lajmet e fundit

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se muri i ndërtuar në Veri të Mitrovicës është derivat i dialogut pas vitit 2011-ët, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, marrëveshja e 19 prillit ka thelluar ndarjen etnike.
Limaj si i ftuar në forumin "FOL Hapur" ka deklaruar poashtu se serbët tani kanë arritur të kenë rol vendimarrës në Kosovë.
"Në dialog kanë shkuar vetëm për ta promovuar veten sesa për të debatuar mbi tema konkrete", ka shtuar ai.
Lideri i Nismës ka theksuar se dialogu pas vitit 2011 ka prodhuar fusnotën, Asociacionin e Komunave me shumë serbe si dhe ndarje të sistemit të drejtësisë.
Limaj në këtë forum ka folur edhe për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit, njofton Klan Kosova.