Lajmet e fundit

Prokurorët nuk e kanë harruar Fatmir Limajn.
Aktakuzat për të u ringjallën, të hënën.
Dy të tilla, në rastin e Ministrisë së Transportit, gjykimi për të cilat ishte ndërprerë 2 vjet më parë, iu bashkuan në një.
Ajo u dorëzua në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga një anëtar ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale,njofton Klan Kosova.
Por, për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti e keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi po akuzohen ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, këshilltari i tij, Endrit Shala, shefi i prokurorimit, Nexhat Krasniqi, biznesmeni Florim Zuka dhe truproja e Limajt, Shpëtim Telaku.
Në një dokument që e ka siguruar Klan Kosova, thuhet se këta persona kanë vepruar si grup kriminal, me qëllim të përfitimeve për vete.
Kronikë nga Dibran Istrefi.