Lajmet e fundit

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka cilësuar si vendim historik , rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.
"Ky është një vendim historik dhe shumë i mirëpritur për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ky vendim tregon përkushtimin dhe dërgon mesazh të qartë për të ardhmen europiane të Kosovës dhe të të gjitha shteteve tjera të Ballkanit"
"Ky vendim duhet të na inkurajojë edhe më shumë për punë dhe përkushtim në mënyrë që të kryejmë me kohë edhe reformat tjera të nevojshme në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian".
"Mirënjohje të thellë shteteve që po kontribuojnë pa rreshtur, në rrugën e Kosovës drejt integrimeve europiane" ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.