Lajmet e fundit

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se risjellja e Gykatës Speciale për rivotim, ka cenuar kompetencat e kuvendit dhe ka neglizhuar atë që parlamenti kishte vendosur me 26 qershor, mos t’i krijojë Dhomat Speciale.
Ai ka thënë se kësaj radhe seanca parlamentare përballet me një gjendje më të rëndë se sa ajo e mëparshmja.
“Situata e sotme është më e vështirë se sa ajo e kaluara për temën e njëjtë. Parlamenti i Kosovës po sfidohet në ekzistencën e tij”.
“Vendimi i Kuvendit nuk u respektua”.
“Qeveria për një muaj kërkoi forma për ta përmbysur vendimin e këtij parlamenti”.
“Vendimi i parlamentit u refuzua nga ekzekutivi. Kjo është goditje e drejtpërdrejtë në sistemin institucional të Kosovës”.