Lajmet e fundit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar tre bashkëluftëtaret e tij Ejup Kryeziu, Kujtimi Krasniqi dhe Milaim Beha në 20-vjetorin e rënies.
Limaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar vendin e rënies se tyre heroike.
"Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, ishin djemtë më të mirë të këtij vendi të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës. Liria të cilën e gëzojmë sot, është arritur falë gjakut dhe sakrificës së shqiptarëve ndër breza".
"20 vjet më parë, në luftimet ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë bashkëluftëtarët e mi Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha. Në nderim të jetës dhe veprës së tyre, bëra homazhe në vendin e rënies së tyre heroike", ka shkruar ai.