Lajmet e fundit

Kurse Fatmir Limaj, në një tubim me qytetarët e Malishevës, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për opsione të reja qeverisëse.
“Kosova ka pasur dhe ka nevojë për një alternativë të re politike çfarë jemi ne.
Treguam se sa ishte i rëndësishëm aktiviteti politik i NISMA-s, për këtë kohë dihen qëndrimet tona politike, NISMA futi një frymë tjetër në politikën kosovare, frymën e bashkëpunimit, ku ne treguam se neve na bashkojnë temat që janë në interes të vendit, sikurse neve nuk mund të na ndal askush zërin kurdo që është në pyetje interesi i vendit”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se jemi duke i ballafaquar me një qeverisje të pamoralshme, ku më së keqi e pësuan ata që u besuan atyre që mashtruan.
Limaj ka folur edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, dhe ka thënë se nëse qeveria provon ta rikthejë votimin e saj në Kuvend, do t’i shkaktojë Kosovës dëme të pariparueshme dhe e ndan shoqërinë në dysh.