Lajmet e fundit

Nga këto bisedime në Bruksel mes serbeve e kosovareve këta të fundit nuk fituan gjë.
Të paktën jo nga viti 2011 e tutje.
Këtë vlerësim e dha kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në “Fol Hapur” të organizuar nga lëvizja FOL, i cili tha se dialogu vetëm sa e futi vendin në obligime dhe nuk solli asnjë të mirë.
Sipas tij, edhe muri përtej Ibrit erdhi si pasojë e dialogut me Beogradin.
Limaj tha se qeveria nuk mund të mburret as për marrjen e kodit telefonik, pasi sipas tij, një opsion i tillë është i kahershëm, por që në atë kohë ishte refuzuar.
Ai shtoi se 383 nuk është kod shtetëror.
Lideri i Nismës “foli hapur” edhe për zgjedhjet në Drenas. Ai u shpreh optimist se kandidati i partisë së tij, Isa Xhemajlaj, do ta mposhtë në balotazh Ramiz Lladrovicin, e Partisë Demokratike.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.