Lajmet e fundit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse zgjidhet President i Kosovës, Hashim Thaçi, atëherë në krye të Kosovës, do t’i kishim dy shkelës të Kushtetutës, duke iu referuar kryeministrit Isa Mustafa dhe potencialisht Presidentit të ardhshëm, Hashim Thaçit, njofton Klan Kosova.
Limaj, nga Parlamenti i Kosovës, tha se kjo është një ditë e zezë për Kosovën.
“Ky regjim është i interesuar ta thellojë krizën”.
“Shkelësit e Kushtetutës sot tentojnë të shpërblehen për shkeljen e tyre. Kjo është një ditë e zezë për Kosovën dhe një turp i madh”, tha Limaj.
“Nëse zgjidhet ky President, atëherë Kosova në krye të saj i ka krijuesit e krizës dhe në krye të Kosovës i kemi dy shkelësit e Kushtetutës”.