Lajmet e fundit

Kreu i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka kujtuar 19 vjetorin e vdekjes së Luan Haradinajt, duke thënë se kujtimi për të do të rrojë gjithmonë.
Në profilin e tij në Facebookm Limaj thotë se ai u vra në njërën nga betejat e para të UÇK-së, në luftën kundër serbëve.
“ Sot u bën 19 vjet nga rënia e heroike e dëshmorit të kombit Luan Haradinaj. Luani ra dëshmor në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe. I përjetshëm do të mbetet kujtimi për të. F. L”, ka shkruar Limaj.