Lajmet e fundit

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i është përgjigjur vajzës së Enver Malokut, Doruntinës.
"E nderuara znj. Doruntina Maloku, ashtu siç edhe e keni përcjellur dhe lexuar dëshminë time në Tribunalin e Hagës të dhënë në maj të vitit 2005, unë asokohe qëllimisht në seancë të hapur gjyqësore kam folur për rastin e prindit tuaj të ndjerë z. Enver Maloku dhe të akademikut të nderuar z. Sabri Hamiti".
"E nderuar, gjatë gjykimit tim në Tribunalin e Hagës, nga dokumentet e prokururisë në të cilat kam pasur qasje unë, kam hasur dëshminë e një puntori të sigurimit shtetror Serb (UDB), dhe ai aty në atë dëshmi përpos të tjerave e ka përmendur edhe rastin e prindit tuaj dhe të z. Hamiti".
"Unë e kam përdorur atë deklaratë të tij gjatë marrjës sime në pyetje nga ana e prokurorisë së Tribunalit të Hagës me qëllim që sado pak të ndihmoj në zbardhjen e këtyre rasteve, dhe poashtu me qëllimin dhe me shpresën që edhe juve si familje mund të ju ndihmoj për zbardhjen e së vërtetës ajo deklaratë e ati njeriu që siq e thash më lartë ka punuar në sigurimin shtetëror Serb (UDB)" ka shkruar Limaj.
Ky i fundit ka potencuar se pos dëshmisë që e ka dhënë 11 vite më parë në Hagë nuk di asgjë tjetër për vrasjen e babait të saj.
"Përpos asaj që e kam thënë në atë dëshmi time ( e cila është publike qe 11vite) unë nuk di asgjë tjetër, nuk kam asnjë njohuri tjetër përveq asaj që e kam gjetur në dosjet e prokurorise së Tribunalit të Hagës, e që unë me vetë iniciativë e kam komentuar në gjykatë, siq e thash më lartë për të ndhihmuar sadopak të ndriqohen këto raste" ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.