Lajmet e fundit

Kreu i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se pranimi i Kosovës në UEFA është lajmi më i mirë i mundshëm për të gjithë futbolldashësit e vendit tonë.
"Më në fund e realizuam edhe këtë ëndërr, Kosova tashmë është anëtare e UEFA-s. Ky është lajmi më i mirë i mundshëm për të gjithë futbolldashësit e vendit tonë".
"Falenderim shumë i veçantë për Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës z.Fadil Vokrri e poashtu edhe për të gjithë bashkëpunëtorët e tij, për punën e tyre të çmuar gjatë procesit të pranimit të FFK-së në UEFA" ka shkruar Limaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.