Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është gëzuar lajmit për lirimin me kusht të Sylejman Selimit.
Ai ka thënë se lajmi për lirimin e Sylejman Selimit, është padyshim lajmi i ditës.
Limaj ka uruar familjen e Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtaret për lirimin e ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Lajmi i ditës, padyshim lirimi i gjeneral Sylejman Selimit! Kosova mori lajmin e shumëpritur. Urime familjes së tij dhe gjithë bashkëluftëtarëve! Mirë se erdhe Gjeneral”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.