Lajmet e fundit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka konfirmuar vullnetin e Kosovës për të përmbyllur sa më parë dialogun me Serbinë.
Limaj ka thënë se spektri politik në Kosovë, pozitë e opozitë janë për dialog, i cili do të ketë si përfundim njohjen e Kosovës.
“Kemi kohë të mjaftueshme deri në shtator që Kosova të ndërtoj grupin e unitetit, një ekip të përbashkët që reflekton konsensusin sa më të gjerë të forcave politike dhe pastaj të fillojë dialogu, që do të shkon në një marrëveshje obliguese ndaj të dyja palëve dhe marrëveshje që çon drejt njohjes së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Limaj për KP.
Më tutje, ai ka thënë se është momenti kur të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. Limaj insiston se në tema të mëdha nuk duhet të ndahen pozitë e opozitë, por duhet të punojnë bashkë.
Sipas tij, edhe opozita dëshiron të krijohet një ekip i përbashkët i unitetit dhe të gjithë të punojnë për këtë çështje shumë të rëndësishme për vendin.