31.03.2018 · përditësuar para 3045 dite1 min lexim
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se askush dhe asgjë nuk mund ta kërcënojë kryeministrin e Kosovës, duke u përgjigjur kështu tërthorazi deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha sot se Haradinaj bëri gabim që shkarkoi ministrin e brendshëm dhe shefin e AKI-së dhe se kosovarët duhet ta bëjnë të paguajë për këto veprime, njofton Klan Kosova.
Por, Limaj, duke folur nga Prizreni, në shënimin e katër vjetorit të themelimit të Nismës në Prizren pohoi se s’ka lider as shtet tjetër që mund t’u tregojë kosovarëve se kush duhet të qeverisë në Kosovë.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe detyrë është ta mbrojmë atdheun. Ne respektojmë dhe nderojmë miqësinë që kanë shfaqur vendimet mike. Ne jemi të përkushtuar ta ruajmë këtë miqësi, por kjo nuk nënkupton se ne do të jemi vasal të një shteti në Kosovë”, tha Limaj.
“Porosia ime është që askush dhe asgjë nuk mund ta kërcënoj kryeministrin e Kosovës, përveç popullit. Asnjë shtet dhe asnjë lider nuk mund të na drejtoj kush duhet të qeverisë në Kosovë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.