Lajmet e fundit

E bija e aktorit të njohur Johnny Depp, Lily -Rose Depp ka treguar përmes llogarisë së saj në Instagram se miqtë e saj “ishin bllokuar” në një festë pas sulmeve terroriste të Parisit derisa gjithashtu ka thënë se ka përjetuar panik shumë të madh në jetën e saj.
Aktorja 16-vjeçare është aktualisht në Francë dhe ishte larguar nga festa pak para se të nisnin sulmet në kryeqytetin francez.
Ajo ka postuar një selfie në Instagram duke thënë se fotoja është bërë pak para se të largohej nga shtëpia e saj dhe të shkonte në festën ku miqtë e saj janë bllokuar duke pritur që e gjitha të mbaronte.
“Jam me fat që u largova më herët nga festa dhe që jam e sigurtë në shtëpi, por nuk kisha parë ndonjëherë kaq shumë panik në jetën time gjatë rrugës për në shtëpi” ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.