Lajmet e fundit

Ajo mund të jetë vetëm 16 vjeçare, por Lily-Rose Depp ka një dashuri të papërshkruar për klasikët.
Vajza e aktorit Johnny Depp është fotografuar të mërkurën duke u larguar nga një lokal me disqe në Hollywood, transmeton Klan Kosova.
Nga ky lokal ajo është larguar me një disk të Aretha Franklin të vitit 1868-të.
Modelja që është vajza e Vanessa Paradis, kishte të veshur një bluzë të zezë dhe një palë pantallona të zi.
Bukuroshja disa kohë më parë në një intervistë për Love, ka treguar pse ka hyrë në aktrim dhe modelim.
“Nuk kam ndonjë plan të veçant”.
“Vetëm kam bërë çfarë doja të bëja dhe kështu do të punoj shumë dhe shpresoj që të gjej role të bukura si ato që kam pasur”.
Duke folur për eksperiencën e saj të parë në aktrim, adoleshentja tregoi se ishte 14 vjeçare kur e kuptoi që dëshironte të bëhej aktore.