Lajmet e fundit

Lily Rabe është rikthyer në American Horros Story: Hotel, dhe kësaj radhe do ta ketë rolin e vrasëses seriale, transmeton Klan Kosova.
Aktorja deri më tani është paraqitur në secilën sezonë të horror antologjisë së Ryan Murphy, dhe këtë vit do ta ketë vendin kryesor.
Sipas The A.V. Club, specialja “Devil’s Night” e Halloween-it të këtij viti do të fokusohet në historinë e vrasëses seriale Aileen Wuornos, e cila njihet për vrasjen e shtatë meshkujve në Florida, ndërmjet viteve 1989-1990.
Sipas Murphy-t, American Horror Story: Hotel do të përmbajë skenat më “shqetësuese” në historinë e ketij emisioni.
Murphy po ashtu ka deklaruar se Lady Gaga do të luajë rolin e pronares biseksuale të hotelit, e cila do të ketë pesë lidhje seksuale në episode të ardhshme.
American Horros Story: Hotel do ta bëjë debutimin amerikan në muajin tetor.