Lajmet e fundit

Aktorja dhe modelja britanike, Lily Cole është bërë nënë.
Modelja dhe i dashuri i saj, Kwame Ferreira janë bërë me një vajzë dhe e kanë pagëzur me emrin, Wylde.
27 vjeçarja këtë lajm e ka treguar në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, transmeton Klan Kosova..
“Jam e lumtur të tregojë që kemi një vajzë të vogël”.
Ajo gjithashtu e ka postuar një fotografi ku shihet dora e vajzës së vogël, teksa ia shtrëngon flokët nënës së saj.