Lil Xan do të bëhet baba.
22-vjeçari – emri i të cilit është Nicholas Diego Leanos, hyri në Instagram të dielën për të njoftuar se ai dhe e dashura e tij Annie Smith do të bëhen prindër, transmeton Klan Kosova.
“Doja të pritja por thjesht nuk mund t’i lija fansat e mi në errësirë, është zyrtare, do të bëhem baba”, tha Lil Xan.
“Ju dua shumë dhe shpresoj që ju të qëndroni së bashku me mua në këtë udhëtim. Nuk jam ndjerë kurrë më i lumtur se kaq në jetën time dhe të gjithë jeni të ftuar në festën e zbulimit të gjinisë ju premtoj. Faleminderit për çdo gjë, ju dua dua më shumë sa as fjalët mund ta përshkruajnë”.
Lil Xan dhe Annie janë në lidhje që disa muaj.
https://www.instagram.com/p/BuATAN3Hxjp/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.