Lajmet e fundit

Basketbollisti Lamar Odom, është në një gjendje shumë kritike.
Ai është gjetur pa ndenja dy ditë më parë në Nevada, transmeton Klan Kosova.
Mendohet që shkaku i gjendjes së tij shëndetësore është konsumimi i dhjetë pilulave Viagra në një festë katër-ditëshe.
Prej gjendjes së tij, shumica e të famshmëve kanë shkruar fjalë prekëse për të.
Ndër ta ka qenë edhe Lil Wayne, por ai ka bërë një gabim.
Kjo sepse, Lil ka shkruar “Pushofsh në paqe Lamar Odom”, kur basketbollisti është ende gjallë.
Ai mund të jetë në një gjendje kritike dhe mjekët nuk premtojnë shumë, por ai ende nuk ka vdekur.
Fansat kanë reaguar menjëherë duke e gjykuar Lil për mungesë të informacionit, madje disa kanë pyetur se pse ai ende nuk e ka fshirë këtë postim.