Lil Nas X ndodhet në spital pasi pati problem me gjysmën e fytyrës së tij.
Reperi 26-vjeçar ka shpërndarë një video nga shtrati i spitalit dhe u tregoi fansave se nuk mund ta lëvizte anën e djathtë të fytyrës, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve, ai mund të ketë pësuar një paralizë në muskujt e fytyrës.
Klinika Mayo raporton se “Paraliza e Bell është një gjendje që shkakton dobësi të papritur në muskujt në njërën anë të fytyrës. Shpesh dobësia është afatshkurtër dhe përmirësohet me javë të tëra. Dobësia bën që gjysma e fytyrës të duket e varur. Buzëqeshjet janë të njëanshme dhe syri në anën e prekur është vështirë të mbyllet”.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.