Lajmet e fundit

Reperi Lil Boosie thuhet se u zbuloi fansave të tij se ai është diagnostikuar me kancer në veshka.
Në një postim tashmë të fshirë nga Instagrami, reperi 33 vjeçar e kishte zbuluar lajmin.
“Kam nevojë që të gjithë fansat e mi të luten për mua. Mjeku më tha se unë kam kancer në veshkat e mia. Lutja është fuqi dhe kjo është arsyeja pse unë jam duke i thënë botës lutuni për Boosie”, shkroi ai, transmeton Klan Kosova.
Reperi u lëshua nga burgu vitin e kaluar pas pesë viteve vuajtje nën një akuzë të drogës.
Ai ishte duke u ndeshur me diabetin për vite me rradhë.