Lajmet e fundit

Tema e Orës së Fundit në Klan Kosova sonte i është kushtuar minatorëve të Trepçës të cilët tani pas miratimit të Ligjit për këtë gjigant metalurgjik, po kërkojnë edhe kushte më të mira për punë.
Minatorët e Trepçës thonë se pothuajse gjithçka në këtë vend, është që nga koha e ndërtimit, pas Luftës së Dytë Botërore, njofton Klan Kosova.
Ata shpresojnë e ekspertët e thonë se duhet të bëhen investime në këtë kombinat, dhe kjo sipas tyre sigurohet me investimet që do t'i mundësojë Ligji për Trepçën.
Për më shumë detaje ndiqni kronikën e gazetares Arjeta Dragaj e cila e ka kaluar ditën me mintatorët.