Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës ka iniciuar një projektligj për regjistrimin e popullsisë për komunat me shumicë serbe, pasi këta të fundit kanë refuzuar të marrin pjesë në regjistrimin e vitit 2011.
Në anën tjetër, opozita dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës e vlerësojnë kundërkushtetues këtë ligj, pasi që sipas tyre, Kosova ka një Ligj për Regjistrimin e Popullsisë dhe se është e pakuptimtë të bëhet një ligj vetëm për një komunitet.
Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Mustafa, ka thënë se Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë duhet vlerësuar në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve të Kosovës për t’i integruar serbët e Kosovës.
“Një qasje e tillë është parë si e nevojshme dhe pragmatike. Regjistrimi në këto komuna është një standard për integrimin e statistikave të Kosovës në Sistemin Statistikor Evropian (EUROSTAT). Me qëllim të nxjerrjes së të dhënave dhe plotësimit të projekteve të ndryshme me të dhëna reprezentativ është e nevojshme që të përfshihen edhe këto komuna në regjistrim. Këto të dhëna janë të rëndësishme për nxjerrjen dhe kalkulimin e indikatorëve të ndryshme në nivel vendi”, ka deklaruar Abdullahu, duke thënë se nevoja për regjistrimin e popullsisë edhe në këto komuna, ku kjo nuk është bërë më parë, është rekomandim i Bashkimit Evropian, i cili edhe ka premtuar financimin e këtij regjistrimi.
Kurse kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Zenun Pajaziti, ka thënë se Ligji për Regjistrimin e Popullsisë në Kosovë ka qenë për atë proces dhe pasi nuk kanë marrë pjesë serbët tani qëllimi është që të plotësohen të dhënat edhe nga komunat me shumicë serbe.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri.