Lajmet e fundit
Komisioni për legjislacion bashkë me organizatën jo -qeveritare KDI është mbledhur sot ku po debatojnë rreth ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në takim mungon ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi.

Gjatë këtyre diskutimeve është potencuar se ky ligj ka shumë mangësi dhe në një rast edhe shkel kushtetutën e vendit .
Në pikën që ka ta bëjë me zgjedhjen e këshillit prokurorial të Kosovës , ligji ka mbetur i njëjtë me ligjin e kaluar dhe kësisoj shkelet kushtetuta e vendit,transmeton Klan Kosova.
Në këtë takim mungon ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi, në vend të tij është këshilltarja e tij Dafina Buqaj.