Lajmet e fundit

Tensione të mëdha pati në seancën e së enjtes në Parlamentin e Malit të Zi kur po diskutohej Projektligji për Komunitetet Fetare.
Opozitarët pro-serbë të Frontit Demokratik tentuan ta bllokonin procesin me anë të gazit lotsjellës.
Policia me maska kundër gazit ndërhyri në sallë dhe arrestoi 24 persona, ndër ta 18 deputetë.
Megjithatë, ligji u miratua pas debatit tetë orësh, pak kohë pas mesnatës.
Kronikë e zgjeruar nga Haris Ademi.