Lajmet e fundit

Janë 22 mijë lëndë që presin të zgjidhen nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.
Por, kjo Dhomë që nuk funksionon që nga 14 Qershori i 2018-ës, ka gjasë të riaktivizohet pas kësaj të premteje, nëse në Kuvend votohet në lexim të dytë ligji i cili parasheh zëvendësimin me gjyqtarët vendorë të shtatë ndërkombëtarëve të EULEX-it, njofton Klan Kosova.
Skadimi i mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në 5 kolegjete përbërëse të Dhomës, kishte lënë pa zgjidhur lëndët që kanë të bëjnë me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore nga AKP-ja, kërkesat e përgjithshme pronësore dhe kreditore si dhe ankesat në lidhje me të drejtat e punëtorëve, dhe ngecja e punës së saj ka shkaktuar mjaft probleme.
Kronikë nga Rina Mujku.
https://www.youtube.com/watch?v=iOnOcUrDNLE&feature=youtu.be