Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mposhtur Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në ndeshjen e zhvilluar të martën nga ora 14:00, Dardanet arritën fitore bindëse prej 3-0 në kuadër të Grupit C6 në Ligën e Kombeve, raporton Klankosova.tv.
Tri golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Kaltrina Biqkaj shënoi dy herë, ndërsa për 3-0 u përkujdes Erëleta Memeti.
Në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova kishte shënuar fitore me rezultat 0:4.
Kosova pas tri ndeshjeve ka 6 pikë të grumbulluara, të siguruara nga dy fitoret me RMV-në, kurse është mposhtur 0-1 nga Letonia.
Ndeshja e kthimit kundër Letonisë zhvillohet në qershor, ndërsa në rast të fitores, Kosova do ta kryesojë grupin dhe do të ngjitet në Ligën B. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.