Lajmet e fundit

Presidenti i Katalonjës ka dërguar një letër vetëm dy orë përpara skadimit të afatit të dhënë nga Madridi zyrtar që kërkon një përgjigje të qartë mbi shpalljen e pavarësisë.
Spanja kishte lëshuar një afat të hënën për Carles Puigdoment për të sqaruar qëllimin e tij.
Carles Puigdemont nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, por përcjell edhe një herë ofertën për bisedime me kryeministrin Mariano Rajoy e kërkon që dialogu të zhvillohet brenda dy muajve të ardhshëm. Nëse ai do ta konfirmonte deklaratën e shkëputjes, atëherë do të ketë edhe tre ditë të tjera kohë për ta tërhequr mbrapsht.
Tani mendohet se qeveria spanjolle do t'i japë Puigdemont kohë deri të enjten që të revokojë ndonjë deklaratë pavarësie, përpara se të ndërmarrë hapa për të miratuar sundimin e drejtpërdrejtë.
Në të kundërt, Katalonja, përballet me perspektivën e vendosjes nën qeverisjen e drejtpërdrejtë të Madridit. Afati i dhënë Puigdemontit është ora 10:00 e paradites së sotme.