Lajmet e fundit

Lideri i drogës Joaquin Guzman i njohur ndryshe si "El Chapo" është arratisur për herë të dytë nga një burg i sigurisë së lartë.
Në një deklaratë Komisioni i Sigurisë Kombëtare në Meksikë thotë se Guzman është parë për herë të fundit në dushet e burgut Altiplano ditën e shtunë.
Guzman ka qenë lideri i kartelit të rogës Sinaloa i cili furnizonte SHBA-të ilegalisht me drogë. Ai ishte duke vuajtur dënimin prej 20 vjetësh pasi u arrestua në 1993 në Guatemala.
Ai u rikap nga policia në vitin 2014 dhe u paraqit si një fitore e madhe e qeverisë meksikane, por burgimi i tij nuk zgjati më shumë se disa muaj ,transmeton Klan Kosova.
Guzman kishte arritur të arratisej edhe në vitin 2001 nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë duke u fshehur në një kosh lavanterie. Ai themeloi kartelin e drogës të quajtur Sinaloa dhe brenda pak vitesh u bë një ndër kartelet më të mëdhenj në Meksikë në vitet ’80.