Lajmet e fundit

Lideri i kontestueshëm i grupit Boko Haram ka deklaruar që ende është udhëheqës i grupit militant në Nigeri, pavarësisht deklaratës së të ashtuquajturit Shtetit Islamik, që ai është zëvendësuar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Abubakar Shekau ka hedhur poshtë deklaratat e Shtetit Islamik që thonë se lider aktual i Boko Haram është Abu Musab al-Barnawi.
Shekau akuzoi al-Barnawi që po tenton një puç ndaj tij.
Boko Haram është në luftë me qeverinë në Nigeri, në mënyrë që të rrëzoj atë dhe të themeloj një shtet islamik në veri.
Megjithatë gjatë 18 muajve të fundit Boko Haram ka humbur shumicën e territorit.