Lajmet e fundit

Përshtypjet për takimin me kreun e legjislativit kosovar i tregoi po sa iu dha fjala, njofton Klan Kosova.
Veç kësaj, Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson që të mërkurën qëndroi për vizitë në Kosovë, foli edhe për rëndësinë e miratimit të marrëveshjes së IPA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit me kryetarin e kuvendit Kadri Veselin, Danielsson i premtoi këtij të fundit se nuk do ta ndalin mbështetjen ndaj kosovarëve.
Ndërkaq, nikoqiri e siguroi mysafirin se po bëjnë gjithçka që të miratojnë të gjitha marrëveshjet e arritura me BE-në.
Kronikë nga Arbëresha Shpati