Lajmet e fundit

Të premten u bënë 24 vjet nga protestat studentore të vitit 1997.
Kryeministri Albin Kurti, që ishte njëri nga studentët protestues të asaj kohe, organizoi homazhe tek varri i ish-rektorit Ejup Statovci dhe një takim në kryeministri me familjarë të ish-akademikut dhe pjesëmarrës të tjerë në atë ngjarje.
24 vjet më vonë nga kjo ngjarje, Albin Kurti është i vetmi që merret me politikë, e madje është edhe drejtues shteti.
E ky rrugëtim i Albin Kurtit, që tani është kryeministër, ka qenë diçka që më së paku mund t’u ketë shkuar në mendje organizatorëve të protestave studentore të 1 tetorit 1997.