Lajmet e fundit
Para se të nis raundi i dytë i bisedimeve midis katër liderëve të partive më të mëdha politike në vend, në foto është parë Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Artan Grubi dhe Abdilaqim Ademi se si konsultohen për në takim.

Mediat në Maqedoni raportojnë se sikur në takimin e parë, ashtu edhe në këtë raund të dytë të takimeve , liderët shqiptar janë parë bashkë para takimit së katërshes politike.
Në këtë raund të dytë të takimit të liderëve që mbahet sot në Klubin e deputetëve, pritet të detajohen gjërat se si do të vazhdojë më tej procesi politik, pasi javën e kaluar liderët Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti, Zoran Zaev e Menduh Thaçi u dakorduan vetëm për kornizat e dialogut dhe për protesta të qeta.