Lajmet e fundit

Liderët opozitar në takimin që po mbajnë më të rinjtë e partive të tyre kanë thënë se shkelësit e Kushtetutës duhet të largohen.
Fatmir Limaj, lideri i NISMA-s ka thënë se “nuk mund të qeverisin ata që e shkelin kushtetutën”.
Limaj tha se janë kundër marrëveshjeve që prishin rendin kushtetues dhe ia rrudhin Kosovës territorin.
Ndërsa kanë bërë thirrje që më 9 janar të jenë të gjithë të bashkuar siç kanë thënë ata për ta larguar këtë qeveri.