28.02.2018 · përditësuar para 3076 dite1 min lexim
Krerët kryesor të politikës kosovare janë në një takim me deputetët e Listës Serbe.
Takimi është duke u zhvilluar në Qeverinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Liderët e politikës kosovare po mundohen t’i bindin deputetët serbë që ta votojnë Demarkacionin në seancën e sotme të Kuvendit.
Nga takimi ka dalë Presidenti Hashim Thaçi, i cili kur është pyetur nga gazetarët se a i kanë votat për Demarkacionin ai ka thënë se “moti është i ftohtë sot, si jeni a jeni mirë”, duke mos dhënë përgjigje konkrete në pyetjen drejtuar atij.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.