Lajmet e fundit

Në një pranim të pazakontë, liderët e G7 kanë thënë në komunikatën e tyre finale nga samiti në Itali, që kanë dështuar t’i tejkalojnë dallimet sa i përket ndryshimeve klimatike me presidentin Donald Trump, dhe Amerika nuk mundi t’iu bashkohej vendeve të tjera që t’i përmbahen Marrëveshjes së Parisit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në proces të shqyrtimit të politikave në ndryshimet klimatike dhe në Marrëveshjen e Parisit, kështu që nuk është në pozitë që t’i bashkohet konsensusit në këto tema”, thuhej në komunikatë.
“Duke e kuptuar këtë proces, krerët e shteteve dhe qeverive të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretësisë së Bashkuar, si dhe presidentëve të Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre të fuqishëm në zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes së Parisit”, shkruante ndër të tjera aty.