Lajmet e fundit

Në Hiroshima në Japoni po mbahet takimi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës të njohur si G7.
Gjatë pritjes për ministrat e këtyre vendeve foli ministri i jashtëm japonez i cili tha se në këtë takim shpreson të debatohen shumë çështje imediate me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar këto ditë të tilla si terrorizmi, çështja e refugjatëve, siguria në det të hapur, iniciativa kundër armëve dhe çarmatimit, problemet në Lindjen e Mesme,Ukrainë, dhe Koreja e Veriut.
Ai tha se shpreson që nga Hiroshima,vendi që u sulmua më bombë atomike,të dërgojmë një mesazh të fortë në botë kundër këtyre armëve.
Megjithatë të gjithë sytë do të jenë në vizitën e ministrave të hënën me 11 prill në Parkun Përkujtimor të Paqes.
Kjo do të jetë hera e parë që ministrat e jashtëm të vendeve me armë bërthamore, si SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Franca, vizitojnë memorialin dedikuar për viktimat e një prej dy sulme bërthamore në botë në një objektiv civil.