Lajmet e fundit

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet që të nisin ditën e dytë të samitit në Bruksel, por pa Britaninë e Madhe e cila javën e kaluar votoi për t`u larguar nga blloku.
Të martën kryeministri britanik, David Cameron i ka thënë 27 liderëve të unionit se bashkëpunimi tregtar dhe ai në aspektin e sigurisë do të jetë i rëndësishëm pavarësisht lidhjeve në të ardhmen, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Në ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje BE-së "që të respektojë rezultatit e votimeve në Mbretërinë e Bashkuar".
Por ajo së bashku me liderë të tjerë ripërsëritën thirrjet që Britania të bëj gati planet për ta lënë bllokun sa më shpejt që është e mundur, transmeton Klan kosova.