Lajmet e fundit

Presidenti në ardhje Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sot ka pranuar urime për postin që sapo është zgjedhur nga Presidenti i Këshillit Europian dhe ai i Komisionit Europian.
“Sot pranova urimet edhe zyrtare, pas atyre miqësore, nga z. Donald Tusk, President i Këshillit Europian, dhe Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Europian, për zgjedhjen President i Kosovës” ka thënë Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se përkrahja e miqve në Bruksel dhe Strasburg është më shumë se sa e mirëseardhur ndërsa sipas tij Kosova është me fat që ka miq të tillë.