Lajmet e fundit

Shqipëria ishte nikoqire e liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve të Evropës Juglindore, në samitin e procesit të vendeve të Evropës Juglindore.
Gjatë takimit, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kërkoi sqarim nga Maqedonia për konfliktin në Kumanovë.
Pritje e ngrohtë iu ofrua shqiptares që Nishani e ka homologe, e cila, në një ngjarje të tillë merr pjesë për herë të parë - Atifete Jahjagës.
Po aq mirë u prit edhe kryeministri rumun Viktor Ponta, transmeton Klan Kosova.
Nikoqiri vuri theksin tek incidenti i Kumanovës. Edhe presidenti bullgar kërkoi që rajoni të fokusohet kah paqja.
Bashkëpunimin mes kombeve e kërkoi edhe Presidentja e Kosovës, sidomos në luftimin e një të keqeje të përbashkët - terrorizmin.
Pas Tiranës, samiti i ardhshëm do të mbahet në Sofje të Bullgarisë, e cila nga muaji i ardhshëm e merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Storie nga Shkodran Gajraku.