Lajmet e fundit

Një milion drunj do të mbillen brenda vitit në Kosovë, kështu kanë bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu dhe ai i Bujqësisë, Faton Peci.
Kjo po bëhet për shkak të rritjes së dëmtimit të hapësirave pyjore.
Mbjelljen e pemëve e promovoi edhe kryeministri Albin Kurti, por ky bëri thirrje që të mos përdoren mbeturinat e ngurta, siç janë qeset e plastikës.
Liderët kërkuan edhe ndihmën e qytetarëve që ambienti të mbahet sa më i pastër, për të mirën e përgjithshme.