Lajmet e fundit

Barnatorja Qendrore e QKUK-së është licensuar për herë të parë nga Agjencia e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kryeshefi i AKPPM-së, Arianit Jakupi priti Drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, me ç’rast edhe e falënderoi për bashkëpunimin profesional që po bëhet në mes të SHSKUK-së dhe AKPPM-së.
Pajisja me Licencë e Barnatores Qendrore, gjithashtu, bën që kjo barnatore të licencohet edhe për operim me barnat narkotike, ku AKPPM dorëzon librat e operimit me narkotikë që në mënyrë strikte paraqesin kontrollin e zinxhirit të narkotikeve prej ordinuesit-mjekut deri te pacienti, transmeton Klan Kosova.
Gjatë takimit u diskutua edhe për shumë çështje të tjera të sektorit farmaceutik dhe të shërbimeve që ofrohen nga AKPPM në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës.