Lajmet e fundit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, në një ceremoni të organizuar sot në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, dha licencat për Federatën Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës dhe Federatën e Minigolfit të Kosovës.
Shala i përgëzoi drejtuesit e këtyre dy federatave për punën dhe përmbushjen e kritereve për licencim, dhe u shpreh se ky akt është i rëndësishëm, sepse sipas tij i rregullon marrëdhëniet ndërmjet ministrisë që e drejton dhe federatave.
Nga ana tjetër, drejtuesit e federatave të licencuara u zotuan se ky bashkëpunim do të vrazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të zhvillimit dhe të avancimit të këtyre dy federatave, transmeton Klan Kosova.