Lajmet e fundit

Kërkesa në rritje e qytetarëve shqiptarë për azil është kthyer në një debat të ashpër sot në seancën e Kuvendit të Shëipërisë.
Për shkakun e ikjeve të shqiptarëve për në vendet e BE-së foli për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama I cili tha se është bërë një keqkuptim i cili është shfrytëzuar nga elementë kriminalë.
Sipas tij bëhet fjalë për një informacion të mbërritur nga Gjermania se kërkon 45 mijë të huaj me profesione të caktuara, por kjo nevojë u keqkuptua nga njerëzit të cilët menduan se u hapën dyert për të gjithë.
Ai e quajti situatën të ngjashme me Kosovën, ku pak muaj më parë ndodhi e njëjta gjë me qytetarët, por siç tha ai fluksi është frenuar.
Kërkesat për azil të shqiptarëve për në vendet e BE-së po rriten dita-ditës, aq sa sipas statistikave të fundit në një ditë të vetme kanë ndodhur që janë larguar edhe 600 shqiptarë