Lajmet e fundit

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) të martën ka organizuar debatin me temë “Historia në tekstet shkollore”.
Në këtë aktivitet u tha se librat e historisë nuk janë shumë të mirëqena që do të thotë se në to ka shumë informata të pasakta dhe shifra të rrumbullaksuara të cilat edhe në rishikimet e fundit të teksteve të historisë nuk është se kanë ndryshuar pozitivisht, njofton Klan Kosova.
Sipas kësaj, historianët pjesëmarrës të këtij debati kërkuan që tekstshkruesit e librave të historisë të merren më seriozisht me shkrimin e librave dhe të kenë kujdes në informata që u servohen nxënësve.