Lajmet e fundit

Ministria e Mbrojtjes së Francës thotë se tre nga ushtarët e saj kanë vdekur në Libi, pas rrëzimit të helikopterit të tyre, transmeton Klan Kosova.
Në një deklaratë të shkurtër, thuhet se ushtarët kanë vdekur në një mision në vendin e veriut të Afrikës.
Të mërkurën, zëdhënësi i ministrisë, Stephane Le Foll ka konfirmuar se forcat speciale franceze ishin në Libi.
Të martën, Associated Press citoi zyrtarët libianë të kenë thënë se "policia islamike" ka rrëzuar një helikopter francez.
Sulmi ndodhi të dielën në afërsi të qytetit të Bengazit.