Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, sërish është rikthyer në ekzekutiv, pas shumë pozitave në kabinetin qeveritar që nga 2007-ta e tutje, ai tani trashëgon postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Dedaj, ishte shkarkuar nga posti i zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale mandatin e kaluar nën akuza për korrupsion.
Për emërimin e Dedajt në këtë pozitë ka reaguar ashpër edhe drejtorit ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Demi e ka cilësuar se asnjë vizitë e përfaqësuesve të shteteve të fuqishme si Kerry i SHBA-ve apo Merkel e Gjermanisë , nuk mund ta ndal promovimin e së keqes në vend.
“Jo Kerry, po edhe Obama e Merkel me u qu e me ardh e me nejt kah nje jave, sun i ndal keta njerez nga promovimi i se keqes ne kete vend.
Tash, Gjergj Dedaj, i cili eshte shkarku nje here per keqperdorim te avanseve sa ka qene zevendesminister ne MPMS, vazhdon te mer rroge nga taksat tona, madje edhe gjashte muaj pasi qe ta kryej mandatin, falezemergjeresise se nje vendimi te Qeverise disa dite me pare, i cili i shperblen kete tufe zevendesministrash me page edhe pasi ta kryejne mandatin.
P.S. Sa ke ora ne Kosove?” ka shkruar Demi, njofton Klan Kosova.